Z.Shqiprim Arifi takohet me kryetarin e Bashkisë së Tiranës z.Erion Veliaj (Foto)

Shqiprim Arifi takohet me kryetarin e Bashksisë së Tiranës z.Erion Veliaj

Shqiprim Arifi takohet me kryetarin e Bashksisë së Tiranës z.Erion Veliaj ku në një postim në rrjetin social facebook kryetari i komunës së Preshevës ka shkruar:

Sot jam takuar me kryetarin e bashkisë së Tiranës dhe mikun tim Erion Veliajn.

Me Erionin diskutuam shumë tema të rëndësishme që preokupojnë qytetarët e komunës sonë.

Tema kryesore e këtij takimi ishte Lugina e Preshevës në dialogun mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Përfshirja e përfaqësuesëve të luginës së Preshevës në këtë dialog, dhe ia paraqita qëndrimet e mia dhe disponimin e të gjithë qytetarëve rreth kësaj çështje.
Temë tjetër me rëndësi të veçant ishte edhe mbështetja e bashkisë së Tiranës rreth projekteve tona që do të ia paraqesim shumë shpejt, ku kryetari Veliaj më premtoi se do na mbështesë rreth këtyre projekteve.

Biseduam edhe rreth idesë sime që ia kam paraqitur edhe presidentit Thaçi rreth krijimit të fondit kombëtar të solidaritetit, gjë që duhet të finalizohet shumë shpejt dhe të kemi mbështetje edhe nga Republika e Shqipërisë.