Partia Demokratike Shqiptare mbanë ''Tubimin parazgjedhor në fshatin Ashan''

PDSH mbanë tubimin e rradhës në B.L "Ashan"

Banorët e fshatit Ashan sot gëzojnë të mirat infrastrukturore që ka realizuar pushteti i drejtuar nga Partia Demokratike Shqiptare. Për të realizuar projektet e mbetura më datë 24 dhjetorë duhet votuar lista e Ragmi Mustafës që kërkesat tona të aprovohen në përpikmëri, tha kështu në tubimin parazgjedhorë në Ashan, Bejtulla Memeti. 

Bedri Memeti në emër të bashkësisë lokale Ashan ka folur për investimet milionëshe që janë bërë në këtë bashkësi lokale nga pushteti i PDSH-së duke ftuar bashkëvendësit e tijë që të mos bien pre e mashtrimeve. 

Tubimin e ka përshëndetur edhe kandidati për këshilltarë, Qemal Mehmeti i cili ka premtuar se do të bëjnë më të mirën për fshatin Ashan. Fjalë përshëndetëse kishte edhe Skender Limani i cili ka apeluar të pranishmit që të mos ndikohen nga provokimet që po vinë prej militantëve të partisë, parti kjo që në vendin tonë kohën e fundit po ndjell ndasi dhe urrejtje të panevojshme.

 Qytetarët preshevarë po i manipulon një kryetarë që vet personalisht merr pjesë në shantazhin e ndërprerjes së rrymës elektrike në zyrat e Partisë Demokratike Shqiptare vetëm për të penguar procesini e azhurimit të listës kandiduese për zgjedhjet e parakohshme. Ai nuk meriton votën e qytetarëve të sinqert tha ndër të tjera, Ramiz Latifi.

 Ndërsa bartësi i listës së PDSH-së, Ragmi Mustafa para të pranishmëve ka kërkuar distancim të atyre që ndihmuan marrjen në pyetje të nënkryetarit të partisë njeherit kryetarit të shtabit zgjedhor Ilir Sadriu si dhe aktivistësve të PDSH-së në mbrëmjen e kaluar. Ai ka konfirmuar se ska gjë që ndalon aktivitetin e PDSH-së për ruajtjen e substancës kombëtare. Nuk ja falim flamurin, gjuhën e gjakun askujt sepse për këtë njerëzit flijuan jetën.

 Andaj më datë 24 dhjetorë për Preshevën shqiptare duhet votuar numri dy u përmbyll tubimi në Ashan. Fermerët e fshatit Ashan do të kenë benefite nga pushteti i ardhshëm duke gëzuar subvencione për rritje të veprimtarisë blegtorale, tha kështu pas takimit që kishte bartësi i listës së PDSH-së, Ragmi Mustafa 

#Voto2 #përPreshevënshqiptare

Ky është postimi në faqen zyrtare të PDSH-së.