Sot, në selinë e Partisë Demokratike Shqiptare patëm një takim me përfaqësuesit e Organizatës së veteranëve të luftës së UÇPMB-së Preshevë i kryesuar nga kryetari i saj Nazmi Hajredini.
Temë diskutimi ishte situata dhe zhvillimet aktuale rreth procesit të dialogut për normalizimin e marëdhënieve Kosovë-Serbi, ku në kuadër të këtij dialogu dhe në arritjen e marrëvëshjes gjithëpërfshirëse, pritjet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës janë që Komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Mevdegjës të jenë pjesë e Republikës së Kosovës, jetësim ky i vullnetit të shqiptarëve të shprehur në Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992.