Ardita Sinani priti në takim kryetarin e OVL UÇPMB - së në Preshevë, Nazmi Hajredinin i shoqëruar nga Vllaznim Behluli

Ardita Sinani priti në takim kryetarin e OVL UÇPMB - së në Preshevë, Nazmi Hajredinin i shoqëruar nga Vllaznim Behluli

INFORMATË

Sot në hapësirat e Partisë për Veprim Demokratik, kryetarja e degës së PVD - së në Preshevë, Ardita Sinani priti në takim kryetarin e OVL UÇPMB - së në Preshevë, Nazmi Hajredinin i shoqëruar nga Vllaznim Behluli.

Përfaqësuesit e OVL UÇPMB - së diskutuan me kryetaren Sinani domosdoshmërinë e unifikimit të spektrit politik shqiptarë në Luginë të Preshevës.

Ky unifikim për politikën shqiptare në Luginë të Preshevës është shumë i rëndësishëm sidomos tani kur në bisedimet për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë po diskutohet për bashkangjitjen e kësaj treve me Republikën e Kosovës.

Preshevë, 15.09.2018
Këshilli për Informim i
Partisë për Veprim Demokratik