Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar dëshmorin Mujë Krasniqi në 19 vjetorin e rënies së tij.
“U bënë 19 vjet nga rënia heroike e komandantit Mujë Krasniqi dhe bashkëluftëtarëve të tij. Komandant ‘Kapuçi’ me guximin e tij ishte frymëzim i ushtarëve në çdo betejë”, shkruan Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.
“As plagët në trup nuk e ndalnin të qëndronte në frontet e luftës pranë tyre. Rënia e Mujës dhe bashkëluftëtarëve të tij ishte humbje e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.