13 policë të vdekur pas sulmit vetëvrasës në Somali

Një vetëvrasës me bombë ka vrarë të paktën 13 policë gjatë një parade në një qendër trajnuese në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.

Një vetëvrasës me bombë ka vrarë të paktën 13 policë gjatë një parade në një qendër trajnuese në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.

15 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Sulmuesi, i maskuar si polic, ka hedhur veten në erë tek Akademia Policore General Kaahiye.

Militantët e grupit islamik al-Shabab kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Ky grup ka kryer sulme tashmë disa herë në Mogadishu dhe qytete të tjera.