Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq tha sot në Beograd se Serbia dhe Izraeli kanë marrëdhënie miqësore me një traditë të pasur dhe shtoi se Kosova është një Jerusalem serb.
Në konferencën me rastin e 25 vjetorit të themelimit të marrëdhënieve diplomatike midis Izraelit dhe ish-Jugosllavisë, respektivisht Serbisë, Daçiq tha se Serbia e vlerëson qëndrimin parimor të Izraelit për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, transmeton zeri.info.
"Zonja dhe zotërinj, Kosova është Jerusalemi ynë", tha Daçiq në një fjalim hyrës.
Ministri serb tha se "vlerësimi personal" i tij është se ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin në kohën e ish-Jugosllavisë ishte një gabim i madh.
Jugosllavia ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Izraelin në vitin 1967, gjatë Luftës së Gjashtë Ditëve.