PVD mbrëmë mbanë tubim parazgjedhor në fshatin Leran.

Partia për Veprim Demokratik mbrëmë mbajti tubim parazgjedhor në fshatin Leran...

PVD mbrëmë mbajti tubim parazgjedhor në fshatin Leran.

Riza Halimi, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik në fjalimin e tij kërkoi nga banorët e bashkësisë lokale të Leranit por edhe tërë komunës së Preshevës që mos t'ia besojnë drejtimin e komunës biznesmenëve të dështuar, të cilët dështimet e tyre mundohen t'i kompenzojnë duke keqpërdorur buxhetin e komunës së Preshevës. Për drejtimin e komunës Riza Halimi tha se Presheva ka TË VETMEN ZGJIDHJE, Partinë për Veprim Demokratik dhe Ardita Sinanin.

Ajdin Ahmeti, kandidat për këshilltarë nga nëndega e Leranit, kërkoi nga bashkvendasit e tij që me 24 dhjetor duke rrethuar numrin 5, t'i japin besimin dhe drejtimin e komunës Ardita Sinanit.

Kryetarja e ardhshme e komunës, Ardita Sinani të pranishmëve iu drejtua duke i bërë thirrje që me 24 dhjetor duke rrethuar numrin 5, ti japin Preshevës TË VETMEN ZGJIDHJE, pasi PVD ka në listën e saj njerëz të dëshmuar dhe me vlera. Kryetarja Sinani tha se i mjaftuan shumë kohë e shkurtër për të dëshmuar se ne jemi kundër manipulimeve dhe keqpërdorimeve me buxhetin komunal. Andaj ajo ftoi të gjithë që me 24 dhjetor të votojnë numrin 5, listën me njerëz të dëshmuar, pasi jemi E VETMJA ZGJIDHJE.

Ky është postimi në faqen zyrtare të PVD-së