Limaj bën me dije se me ambasadorin kanë biseduar për gjendjen aktuale politke që po mbretëron në vend, përcjellë lajmi.net.
Tutje, zëvendëskryeministri ka thënë se Mbretëria e Bashkuar ofron mbështetje të plotë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.
Ja postimi i tij i plotë:
Në vazhdën e takimeve me ambasadorë, sot pata kënaqësinë ta prisja në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O’Connell.
Me ambasadorin O’Connell biseduam për zhvillimet e tanishme në vend dhe dialogun Kosovë-Serbi.
E njoftova ambasadorin për angazhimet tona në kuadër të fillimit të fazës finale të dialogut me Serbinë.
Pala kosovare në këtë dialog hyn me objektiva të qarta; arritjen e një marrëveshjeje detyruese për njohje reciproke mes dy vendeve.
Ambasadori O’Connell ofroi mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.
Mirënjohje Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep Kosovës dhe proceseve nëpër të cilat po kalon vendi!
FL