Z.Ymeri: Të gjitha partitë politike me koncensus për pjesëmarrjen në zgjedhjet e KKSH-së (Video)

Janë shpallur edhe zgjedhjet për Këshill Kombëtar Shqiptar zgjedhje këto që do të mbahen më 4 nëntor të këtij viti...

Ekipi i televizionit Aldi ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me kryetarin e Këshillit Kombëtarë Shqipëtar z.Shukri Ymeri  ku gjatë kësaj interviste folëm rrethë përgaditjeve të KKSH-së për këto zgjedhje, cilat subjekte politike kanë konfirmuar pjesëmarrjen, cili është numri I këshilltarëve e kështu me radhë.

Tashmë e kemi të konfirmuar se më 4 nëntor do të mbahen zgjedhjet për KKSH, ndërsa ne këtë javë do të mbajë një mledhje ku do të bisedojmë për këto zgjedhje, ndërsa sa i përket subjekteve politike të cilat do të jenë pjesëmarrës në këto zgjedhje konfirmimin e parë e kemi vetëm nga APN deri më tani paraqitur ndërkaq subjeketet e tjera politike që veprojnë në vend nuk ka pasur mirëpo në vazhdim do të shohim se cilat janë qëndrimet e tyre për këto zgjedhje ka thënë z.Ymeri.

Duke përcjellur edhe bisedimet finale për të zgjedhur problemin në mes Kosovës dhe Serbisë  z.Ymeri na flet nga këndi i tij se a e sheh të arsyeshme pjesëmarrjen e partive politke në këto zgjedhje: Jemi në një moment kur është duke u biseduar për të zgjidhur një herë e përgjithmonë problemet mes shqiptarëve dhe serbëve, ku presidenti Thaqi  kërkon bashkimin e Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës, në këtë drejtim unë mendoj që partitë politike të jenë me  një koncenzus të përbashkët duke konfirmuar pjesëmarrjen apo mospjesëmarrjen në këto zgjedhje.

Këshilli Nacional është formuar në vitin 2010 dhe këto janë zgjedhjet e treta me radhë./www.rtvaldi.com/