Bashkësia Lokale Rahovicë mbyllë deponinë e saj të mbeturinave (Video)

Bashkësia Lokale Rahovicë në mbledhjen e saj të mbajtur më 1 shtator, ka miratuar vendimin për ndërprerjen e hudhjes së mbeturinave tek Penda...

Bashkësia lokale Rahovicë në mbledhjen e saj të mbajtur më 1 shtator, ka miratuar vendimin për ndërprerjen e hudhjes së mbeturinave tek penda e Rahovicës, me marrjen e këtij vendimi, të gjithë banorët e B.L.Rahovicë dhe  qytetarët e tjerë  janë të obliguar që të zbatojnë këtë vendim të B.L Rahovicë, përndyshe do të ndëshkohen nga inspeksioni komunal.

Ne si ekip i TV Aldi dolëm sot në terrenë dhe pamë gjendjen për së afërmi tek penda e Rahovicës ku pamë gjendjen e mjerueshme se si është katandisur ambienti i gjelbëruar nga njerëz të pa ndërgjegjshëm të cilët kanë hedhur mbeturinat vend e pa vend përskaj rrugës kryesore, çka i ka dhënë një pamje të keqe këtij vendi.

Gjatë zhvillimit të intervistës me kryetarin e bashkësisë lokale të fshatit Rahovicë z.Vehbi Rexhepi ai bënte thirrje vazhdimisht që të ruhet ambienti dhe natyra, ku tha se me marrjen e këtij vendimi për mbylljen e deponisë ata të cilët nuk e repektojnë këtë vendim të bashkësisë lokale do të ndëshkohen rëndë nga inspeksioni komunal.

Apeli i tij tek qytetarët ishte të mos hudhin mbeturina ku i vie me lehtë, sepse do të ndëshkohen rëndë dhe do të jemi të pa mëshirshëm ndaj jush të cilët nuk e respektoni këtë vendim.

Enver Aliu kryeshef i inspeksionit komunal për RTV Aldi tha se në bashkëpunim me bashkësinë lokale do të dalim në terrenë dhe do të ndëshkohen të gjithë ata qytetarë që hudhin mbeturina në vendin e ndaluar.

Qytetarët duhet të kenë parasysh se dënimet janë të larta për hudhjen e mbeturinave në vendet ku është tani më e ndaluar sepse për hudhjen e mbetjeve me traktor dënimi kushton 48.000 dinarë, ndërkaq për kamionë kushton 88.000 dinarë.