Në amfitetarin e TV Presheva, mbrëmë Partia për Veprim Demokratik mbajti tubim parazgjedhor me njësitë 7, 8 dhe 9 në Preshevë ku u bë prezantimi i kandidatëve nga këto nëndegë.
Beqir Nuhiu kandidon në listën e Partisë për Veprim Demokratik nga njësia numër 7, nga njësia numër 8 Fetije Bajrami dhe Adelina Haliti, kurse nga njësia numër 9 Granit Ramadani dhe Lejla Abdullahu.
Para një numri të madh të mbështetësve të këtyre njësive, Riza Halimi, kryetari i PVD tha se kjo është dëshmi se në këtë pjesë të Preshevës subjekti jonë do të del më i votuari.
Ardita Sinani, kryetarja e ardhshme e komunës në fjalimin e saj tha se këtë pushtet të dhunshëm të instaluar nga strukturat shtetërore e kanë mbuluar mëkatet nga keqpërdorimet e buxhetit të taksapaguesve tanë. Zonja Sinani bëri thirrje që me 24 dhjetor duke rrethuar numrin 5, qytetarët do t'i japin Preshevës TË VETMEN ZGJIDHJE.
Preshevë, 15.12.2017
Shtabi zgjedhor i
Partisë për Veprim Demokratik
Ky është postimi në faqen zyrtare të PVD-së