Nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” do të bëhet ditën e mërkurë.
Kryeministri Ramush Haradinaj bëri të ditur që në këtë ceremoni të ftuar janë edhe kryeparlamentari, Kadri Veseli dhe presidenti Hashim Thaçi, përderisa vlerësoi që ky projekt është i rëndësisë së madhe për vendin.
Ndërtimi pritet të filloj vitin që vjen dhe do të përfundoj në vitin 2023 dhe do të kushtoj mbi një milion euro.
Termocentrali do të ndërtohet me një bllok të vetëm superkritik, me efiçiencë minimum 40% dhe kapacitet elektrik bruto prej 500 MW.
Me komponentë e koogjenerimit për ngrohjen qendrore, do të ketë kapacitete shumë më të mëdha për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes për qytetin e Prishtinës, Obiliqit, Drenasit dhe Fushë Kosovës.
Termocentrali i ri do të jetë i ndërtuar me fjalën e fundit të teknologjisë dhe në këtë mënyrë do të reflektojë në uljen e emetimit të gazrave, respektivisht në ruajtjen e mjedisit.