Behar Limani dhe Bylent Bilalli së shpejti pjesë e spektaklit shqiptar ''Portokalli''

Behar Limani dhe Bylent Bilalli priten të jenë pjesë e spektaklit Portokalli...

 "Portokalli" është spektakli më i madh i humorit në Shqipëri. Një prodhim i Top Channel, që vjen në ekran çdo të diel në orën 21:00.

Me kënaqësi duam ti njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës, që në pjesën e fundit  të viti 2017 të spektaklit më të madh të humorit në Shqipëri  “PORTOKALLI”, do të keni mundësi të ndiqni edhe dy pjesmarrës nga Lugina e Preshevës. 

Pjesmarrës në këtë spektakël do të jenë: Behar Limani dhe Bylent Bilalli.  

Ata thanë se për përgatitjen e këtij audicioni u përkujdesën:  Gjelbrim Emini , Artan Ibishi , Valon Nuhiu, Gani Veseli, si dhe regjisori z.Tomor Misini.  Një faleminderim i veçant shkon për z.Driton Sahiti i cili ia mundësoi pjesmarrjen në televizionin Top-Chanel. 

Ata gjithashtu falënderuan në veçanti  Komunën e Preshevës, për sigurimin e mjeteve financiare.