Gjashtë vjeçari F.J. nxënës i klasës së parë të shkollës fillore "Zenel Ajdini", në fshatin Raincë komuna e Preshevës ka vdekur në rrethana të papërcaktuar në ndërtesën e shkollës gjatë orëve të mësimit.
Trupi i tij në dysheme ishte vërejtur nga nxënës të tjerë. Mjeku i shkollës është munduar ti bëjë reanimacion mirëpo fatkeqësisht ka konfirmuar vdekjen.
Nuk ka plagosje të dukshme të dhunshme në trupin e djalit.
Ministria e Arsimit tha se publiku do të informohet për detajet kur ata të mbledhin të gjithë informacionin e nevojshëm. "Ne kemi kontaktuar me autoritetet për të gjetur pikërisht atë që ka ndodhur dhe kur të kemi gjithë informacionin e nevojshëm, publiku do të informohet në mënyrë të rregullt," tha Ministria përkatëse.
Ata gjithashtu deklarojnë se në këtë dhe në situata të tjera të ngjashme, aplikohen rregullat dhe procedurat, duke marrë parasysh kryesisht fëmijët. Ata theksojnë se, kur është fjala për këtë temë, është e rëndësishme të marrim parasysh interesat më të mira të fëmijëve të mos publikohen informacione që mund të jenë të dëmshme për fëmijët, sigurinë e tyre, zhvillimin dhe edukimin.