Prof. Arsim Ejupi nga Presheva më 17 dhjetor do të ligjerojë në Universitetit e Zagrebit

Prof. Arsim Ejupi më 17 dhjetor do të ligjerojë në Universitetit të Zagrebit...

Të nderuar miq e kolegë,

Dua të ndajë një lajm me ju.
Shoqata e Gjeografëve të Kroacisë dhe Departamenti i Gjeografisë pranë Fakultetit të Shkencave të Universitetit të Zagrebit në kuadër të aktivitetit shkencor “Geografski Ponedeljak” çdo të hënë organizon ligjerata me profesorë kroatë dhe të ftuar nga jashtë.
Do të kemi nderin dhe privilegjin që të hënën, me 17 dhjetor të mbajmë ligjeratën: “Kriza gjeopolitike në Luginën e Preshevës dhe ideja për shkëmbimin e territoreve”.

Ligjerata është e hapur për të gjithë!

Ky është postimi i tij në facebook.