Fillon renovimi i komplet shkollës fillore Ibrahim Kelmendi

Fillon renovimi i komplet shkollës fillore Ibrahim Kelmendi

Pas shumë dekadash, si investim i rëndësisë së veçant dhe falë bashkëpunimit të komunës së Preshevës me zyrën për investime publike, ka filluar faza e parë e renovimit të shkollës fillore Ibrahim Kelmendi në Preshevë.

Punimet kanë filluar sot dhe janë në fazën e parë ku parashikohet renovimi i përgjithshëm i sallës së edukatës fizike.

Planifikohet që perfundimi i komplet renovimit të shkollës të përfundoj në muajin Gusht të vitit 2019 dhe viti i ri shkollor 2019-2020 ti pres fëmijët me ambient të ri, e jo të stërvjetruar siç ka ndodhë vite me radhë.

Vlera e këtij projekti është afër 150 milion din.