Haradinaj kundër Amerikës: Nuk pranon të hiqet taksa

Haradinaj kundër Amerikës: Nuk pranon të hiqet taksa

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur sot në lidhje me takimin që kishte së bashku me kryeparlamentarin  Kadri Veseli dhe ambasadorin e SHBA’së Philip Kosnett.

Haradinaj i pyetur se a ka kërkuar ambasadori Kosnett që të hiqet taksa e vendosur ndaj Serbisë, ai tha se Kosova ka dëshirë ta heq taksën dhe synon ta bëjë një gjë të tillë pasi është edhe sugjerim i Amerikës, por se taksa nuk do të hiqet.

Ai ka përmendur se taksa nuk hiqet deri sa të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë për njohjen e shtetit të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Pra, Haradinaj po kërkon një garanci nga SHBA’të për të premtuar njohjen e pavarësisë nga e Serbisë, pastaj të largohet taksa ndaj Serbisë.

“Edhe ne kemi dëshirë me heq taksën, synojmë heqjen e taksës për shkak se është sugjerim i Amerikës, por edhe pse e ndërlidhimin heqjen e taksës me një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë për njohjë, pra ne kemi dëshirë dhe synojmë sa më shpejt të heqim, pra do ta heqim sot nësë kemi një marrëveshje me Serbinë”, tha Haradinaj.

Ndërkaq javën e kaluar SHBA’të i ka dhënë Haradinajt që ta largojë taksën e vendosur ndaj Serbisë në mënyrë që t’i ipet frymë dialogut me Serbinë dhe të mundësohet arritja e një marrëveshje përfundimtare mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kujtojmë se SHBA’të i kanë vënë sanksione ndaj kryeministri Haradinaj fillimisht duke i refuzuar vizën, në këto mes janë edhe dy zëvendëskryeministrat Limaj e Hoxha si dhe ministri i Tregtisë, Endrit Shala.