Haradinaj: Nuk ka rritje të pagave për arsimtarët, do të ju shkojë vera duke kompensuar orët e humbura

Haradinaj: Nuk ka rritje të pagave për arsimtarët, do të ju shkojë vera duke kompensuar orët e humbura

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë sot gjatë konferencës para gazetarëve se rritje për punëtorët e arsimit vështirë se do të ketë, kjo pasi që oferta më serioze për ta është bërë me shumë sinqeritet nga a.

Haradinaj tha kjo rritje e pagave nga Qeveria është subtanciale dhe e respektueshme, oferta për rritje të pagave për punëtorët e arsimit nuk është vetëm ofert e tij, por e Kosovës pasi punëtorët e arsimit respektohen nga të gjithë kosovarët.

Kërkesa e Haradinajt është që të vazhdojë mësimi dhe punëtorët e arsimit t’i rikthehen punës pasi oferta të tjera më nuk do të ketë.

“Greva është e drejtë e të gjithëve, oferta nuk është e imja por e Kosovës,Kosova i ka respektuar mësuesit, arsimtarët, profesorët, është një rritje substanciale e pagës, një rritje e respektueshme. Kërkesa ime është si kryetar i Qeverisë dhe si prind që të rikthet procesi mësimor, që mos t’i hupin kohë fëmijëve, nuk e di sa mund të ndryshohet gjendja nëse ata rrin kështu, unë nuk po di mu ba as lajmëtar i keq as i mirë, ata kanë të vlerësojnë ta dëgjojnë se po i japin këshilla plotë tjerë, se po i shoh plotë po i vin nga adresat e tjera. Ajo që kam bërë unë është shumë serioze dhe e konfirmuarë se është votuar nga të gjitha partitë edhe ato të opozitës”, tha Haradinaj.

Haradinaj po ashtu tha se të gjitha orët e humbura duhet të kompensohen, andaj punëtorët e arsimit më mirë të nisin mësimin sesa të j’u shkojë vera duke punuar.

“Të gjitha këto orë duhet të kompensohen, nuk është e mirë as për punonjësit e arsimit që ta humbasin verën duke i kompensuar orët e mësimit”, tha Haradinaj.