I kundërpërgjigjet të parit të Komunës ,drejtori i Rtv Aldi, Isuf Memeti

Pas ofendimit tw Shqiprim Arifit se Isuf Memeti është manjiak medial,dhunues apo keqbërës,i kundërpërgjigjet ky i fundit...

Në lajmet e mbrëmshme në portalin presheva.com kryetari i komunës Shqiprim Arifi ka vazhduar shpifjet e tij ashtu siç di ai më së miri.

Për portalin e tij presheva.com foli rreth largimit te panoas, panoa kjo në pronësi timën, gjëja se largimi i panoas është bërë nga ata. Bëjë të qartë se largimi i panoas është bërë nga ana ime, por nësë  ky fakt e bënë të lumtur z.Arifi le ta gëzojë, fundja e ardhmja e verteton të vërtetën.

I pari i komunës i cili tregon me krenari se është votuar nga mbi 7000 qytetarë, harron statusin e tij dhe nuk e kontrollon aspak gjuhën me të cilën i drejtohet qytetarëve. Zotri Arifi përveq se jam drejtor i Rtv Aldi, un jam dhe qytetarë i kësaj komune andaj nuk është e drejtë të më drejtoheni si ''Manjiak medial ,dhunues ose keqebërë".  Nëse këto tipare i gzoni vetë mbajini për vete por mos i adresoni tek unë. Të gjitha publikimet që po bëhen në portalin rtvaldi.com janë të vërteta, pasi Rtv Aldi nuk ka synim keqinformimin e qytetarëve.

E sa i përket se si media jam financuar nga ju dhe kam marrrë subvensione, ta bëjë me dije se kam marrë para dhe kam kryer punë, duke të prezantuar të gjithë punën që e kam bërë me dokumentacion, duke i'u përmbajtur korrekt kontratës.

Gjithashtu të bëjë me dije se Rtv Aldi funksionon që 12 vite ,i'a kam dalur vetë dhe vazhdojë t'ia dalë edhe pa ndihmën tënde, tek e fundit un jam këtu si media, ndërsa fati yt mund të ndryshohet shpejt. Nuk të kërkojë të më rrespektosh është në ndërgjegje tënde por sëpaku mos përdorë gjuhë urrejtje sepse ke pozitën e të parit të komunës.

Në portalin tuaj presheva.com e poashtu dhe në seancë përmende se jam bërë "miqasi" me kryetarin Mustafa dhe për atë arsye po mbështes apo kam kaluar në partinë e tij, ta bëjë me dije se nuk po mbështes askënd thjesht po bëjë punën time si media, gjithashtu nuk e kam të ndaluar të shoqërohem me kryetarët e partive politike në Preshevë apo ndonjë përfaqësues tjetër komunal. E sa i përket ''Miqasisë'' nuk është detyra jote kryetarë që t'i tregosh qytetarëve të komunës që drejton se ku duhet  të miqasohen e aq më pak mua. Ju kisha lutur që të ndaloni të ndërhyni në qështje familjare.

Sikur budallallëku të kishte tatim, atëherë komuna e Preshevës me kryetarin e saj do të ishin tatimpaguesit më të mëdhenj në këtë vend. Për shkak inatit ndaj meje nuk guxoni ti neglizhoni opoziten e qytetrarët e këtij vendi. E për fund të bëjë me dije se "Nuk je kryetari i parë që i futesh inatit personal ndaj meje" dhe mos fshih paaftësinë tënde për të udhëhequr, duke u marrë me mua.

Me rrespekt

Isuf Memeti- Pronar dhe drejtor i Rtv Aldi