Politikani serb: Mogherini e di që nuk mund ta zgjidhë vetë problemin Kosovë – Serbi

Politikani serb: Mogherini e di që nuk mund ta zgjidhë vetë problemin Kosovë – Serbi

Kryetari i Lëvizjes Evropiane në Serbi, Mihailo Crnobrnja, thotë se Bashkimi Evropian dhe Federica Mogherini e dinë që nuk mund ta zgjidhin të vetëm çështjen e Kosovës.

Ai thotë se deklarata e saj duhet lexuar si një qëndrim ku kërkohet që marrëveshja finale ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të jetë në linjë me të drejtën ndërkombëtare, dhe gjithashtu të marrë mbështetjen e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.

“Kjo është arsyeja se pse BE-ja heziton, njësoj sikurse për Bosnjën, nuk mund ta zgjidhë këtë çështje e vetme, por duhet të llogarisë në ata që janë të interesuar, dhe këta janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët deri më tani i kanë mbështetur shqiptarët, dhe kohëve të fundit në Kinën dhe Rusinë”, ka thënë Crnobrnja për Tanjug.

Aktualisht dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është bllokuar pasi Beogradi kushtëzon kthimin në dialog me heqjen e vendimit për taksën ndaj produkteve serbe.

Ndërkohë tashmë si pengesë për vazhdimin e dialogut e shohin edhe platformën e Prishtinës për Dialogun që, sipas tyre, nuk lë vend për kompromis dhe është tregues që Prishtina nuk është e interesuar për dialog.