Daçiq kërcënon: Mos provokoni përndryshe do të reagojmë

Daçiq kërcënon: Mos provokoni përndryshe do të reagojmë

“Të gjithë e dinë mirë se nuk guxojnë të luajnë me zjarr dhe të presin që Serbia të mos reagojë. Serbia do të reagojë”, i ka thënë Daçiq gazetarëve të cilët kërkuan t’i komentojë pretendimet se pushteti kosovar po planifikon të hyjë në Trepçë në veri të Kosovës.

Daçiq “ka bërë thirrje që mos të provokohet Serbia”.

Gjithashtu ka theksuar se “Serbia nuk do të lejojë të ketë probleme”, dhe se nuk i bashkëngjitet mënyrës me të cilën pushteti i Kosovës po funksionon kohëve të fundit, “me marrje të vendime të njëanshme”, prej formimit të Ushtrisë, futjes së taksave e deri te miratimi i Platformës.

Ai ka theksuar se platforma nuk është për, por kundër dialogut, ajo është ultimatum për Serbinë, dhe se Beogradi nuk e ka ndërmend të shqyrtojë ashtu diçka.

Në konstatim se shumë diplomatë po e vizitojnë Prishtinën kohëve të fundit, ai ka thënë se është mirë që po vijnë aq shumë përfaqësues të vendeve të ndryshme, mirëpo ka vërejtur se bëhet fjalë për “lojë të dyfishtë”, sepse nuk po reagojnë të gjithë njësoj.

“Disa fshehtazi po e inkurajojnë Haradinajn dhe të tjerët të jenë sa më ekstrem, në mënyrë që të minohet dialogu dhe të detyrohet Serbia ta njohë Kosovën. Kjo nuk do të ndodhë, ka përfunduar Daçiq.