Interpoli shpalli urdhër-arrest pas 20 të dyshuarve për vrasjen e Kashogit

Në kërkesë të Turqisë, Organizata ndërkombëtare policore (Interpol) sot shpalli urdhër-arrest për 20 shtetas të Arabisë Saudite të dyshuar për...

Në kërkesë të Turqisë, Organizata ndërkombëtare policore (Interpol) sot shpalli urdhër-arrest për 20 shtetas të Arabisë Saudite të dyshuar për vrasjen e gazetarit saudit Xhamal Kashogi.

Të dyshuarit janë pjesë e ekipit për ekzekutim dhe tani do të hetohet pas tyre në çdo vend anëtar të Interpolit.

Supozohet se të dyshuarit janë kthyer në Arabinë Saudite, prejse më 2 tetor të vitit të kaluar e kanë kryer vrasjen e Kashogit në Konsullatën saudite në Stamboll.

Sipas pohimeve të Ankarasë, të dyshuarit kanë udhëtuar në Turqi vetëm me qëllim që ta vrasin Kashogin dhe ” të lirohen nga trupi i tij”.

Paralajmërimi i Interpolit vijoi prejse Turqia sot i bëri thirrje Arabisë Saudite t’i shpallë emrat e të akuzuarve për vrasjen e Kashogit dhe t’i zbulojë akuzat kundër tyre.

“I bëjmë thirrje Arabisë Saudite t’i tregojë botës se cilët individë për momentin janë në gjykim në bazë të akuzave”, theksoi zëdhënësi i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, Fahretin Altun.

Policia turke muajin e kaluar kumtoi se beson që disa pjesë të trupit të gazetarit të vrarë ndoshta janë djegur. Edhe krahas hetimit që e zbatoi Turqia në Konsullatën e Arabisë Saudite dhe në disa lokacione tjera, trupi i Kashogit ende nuk është gjetur.