Nis marshimi i protestuesve në Tiranë

Partitë opozitare në Shqipëri kanë nisur marshimin.

Protestuesit e ftuar nga partitë opozitare në Shqipëri kanë nisur marshimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë ku do të vendosen përpara Kryeministrisë.

Sikurse edhe herëve të tjera, protestuesit mbajnë në duar parulla “Rama ik”, “Poshtë qeveria”, “Poshtë hajdutët”, etj.

Turmës së njerëzve pas pak do t’i bashkohen edhe krerët e partive opozitare, Lulëzim Basha dhe Monika Kryemadhi, së bashku me funksionarë të lartë të këtyre dy partive.