Viktimat e aksidentit në Duhël janë të moshës 20, 21 dhe 23 vjeç

Viktimat që humben jetën në aksidentin e sotëm në Duhël të Suharekës, janë prej moshës 20 deri 23 vjeç....

Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka konfirmuar për lajmi.net se tre personat që mbetën të vdekur janë: S.T. viti i lindjes 1996, L.R. viti i lindjes 1998, V.H. viti i lindjes 1999.

“Mund të konfirmoj si aksident në Duhël, ku dyshohet se kanë humbur jetën tre persona”, tha Gashi.

Në këtë aksident janë përfshirë një makinë e tipit Golf 6 dhe dy kamion.

Policia, emergjenca dhe prokuroria janë në vendin e ngjarjes.

Ndryshe, kryetari i Suharekës Bali Muharremaj ka ngushëlluar familjet dhe ka thënë se viktimat janë dy nga Prishtina dhe një nga Lipjani.