Sulmohen pesë xhami në Birmingham

Sulmohen pesë xhami në Birmingham

Pesë xhami në Birmingham janë sulmuar mbrëmë.

Oficerët e Policisë kundër terrorizmit janë duke i hetuar këto sulme të cilat ndodhën natën vonë, shkruan Daily Mail.

Imami i xhamisë në Witton ka thënë se sulmi ka ndodhur në mes të orës 01:30 – 02:00.

Pesë xhamitë e sulmuara janë në rrugën Albert, Bichfield, Slade, Brodway dhe Witton.

Policia ka shtuar masat nëpër këto zona.

Ata po punojnë për t’i identifikuar personat e përfshirë në këto sulme..