''Aktivistë të shoqerisë civile të Preshevës, pjesë e Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Poloni''

''Aktivistë të shoqerisë civile të Preshevës, pjesë e Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Poloni''

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, në kuadër të Procesit Ballkanik do të mbahet më 4 e 5 korrik në Poznanj të Polonisë, ndërsa temë kryesore tij pritet të jetë ekonomia, mundësia e ndërlidhjes, shoqëria civile, të rinjtë, kultura dhe siguria,derisa per herë të pare,ne samit te një niveli aq të lartë,ku pjesmarrës janë të gjithë Kryeministrat e Balkanit Perendimor,dhe ministrat e jashtëm të tyre, do të marrin pjesë edhe dy aktivistë te shoqërisë civile nga Presheva. Valon Arifi e Gani Rashiti nga Qendra per Avokim e Demokraci, pas pjesmarrjes në Konferencën e Shoqerisë Civile të Ballkanit Perendimorë, për të nënshkruar Platformën e Shoqerisë Civile për Demokraci e të Drejtat e Njeriut në Tiranë, janë aktivistët të cilët do të jenë edhe pjesë e Samitit të Polonisë.

Në konferencën e përbashket të organizuar në Tiranë, me perfaqesues nga Kosova, Shqiperia, Serbia, Mali i Zi e Maqedonia Veriore, aktivisti Arifi ishte kritik në rolin e shoqerisë civile, duke kërkuar që organizatat me angazhimet e tyre, të funksionojnë nën misionet që i kanë caktuar vetës, për të mirën e përbashket, e të dalin jashtë agjendave të partive politike të vendeve ku ato operojnë, deri sa Arifi promovonte rolin e protestave qytetare si shprehje e vullnetit politik, për kauza lokale e rajonale, pa përfshire partitë politike, ndaj te cilave drejtoi akuza te drejtpërdrejta, Gani Rashiti ishte me i shprehur për idenë e korigjimit të kufirit mes Serbisë dhe Kosovës ,dhe mbështeste hapur idenë që në opinion është paraqitur dhe propozuar nga Presidenti Thaçi.

 Valon Arifi, gjate gjithë kohes ka qenë i përmbajtur për idenë e korigjimit të kufinjëve, deri sa është shprehur kategorikisht kundër krijimit të shteteve etnike në Ballkan.