Forumi rinor i PVD-së,bëri grumbullimin e nënshkrimeve në përkrahje të peticionit për shkarkimin e drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit

Forumi rinor i PVD-së,bëri grumbullimin e nënshkrimeve në përkrahje të peticionit për shkarkimin e drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit

Gjatë ditës së sotme forumi rinor i PVD-së ka organizuar grumbullimin e nënshkrimeve për përkrahjen peticionit,me të cilin kërkohet shakrkimi i drejtorit të shtëpisë së shëndetit ‘’Presheva’’ në Preshevë Driton Salihu.

Kjo nismë e forumit rinor erdhi si reagim ndaj abuzimit me personalitetin e nënkryetarës së PVD-së zonjës Ardita Sinani me publikimin e fotografisë nga kamerat të sigurisë nga ana e drejtorit të shtëpisë së shëndetit.

Ky organizim gjatë ditës së sotme pati përkrahje të madhe nga ana e qytetarëve.

Të gjitha nënshkrimet e grumbulluara do të dërgohen në ministrinë e shëndetësisë, për shkarkimin e drejtorit të shtëpisë së shëndetit Driton Salihu.