Vjedhje në Albi Mall

Vjedhje në Albi Mall

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një vjedhje brenda objektit të “Albi Mall” në Veternik të Prishtinës. Një person i ka vjedhur telefonin një gruas.

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe është dërguar në qendrën e mbajtjes. “Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi i njëjti është identifikuar se i ka vjedhur telefonin ankueses femre në Albi Mall. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes” thuhet në raportin e policisë.