Nëpërmjet një postimi në facebook, Rahim Salihi, shef i kabinetit të kryetarit të Bujanocit, ka reaguar ndaj veprimeve të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Salihi, ua ka përmenduar Partisë Demokratike të gjitha të bëmat nga qeverisja 2012-2016, në të cilën qeverisje janë larguar nga puna mjekë dhe motra mediacinale e që më pas, të njejtit, gjykata i ka rikthyer në punë.
“Kujt po i shitni mend për udhëheqje të drejtë e pushtet shqiptarë? A bash po mendoni që jeni larë e shpërlarë sa që keni të drejtë morale të flisni sot? Ju, që ambulantën e falët dy herë. E shkarkuat drejtorin shqiptarë para kohe, emëruat at serb. E zëvendësuat përsëri. Jo për ta përmirësuar gabimin e parë por për të gabuar për së dyti” – ka shkruar Salihi në facebook.
Shefi i kabinetit qeverisjen e kaluar e ka quajtur edhe idatorë të ndarjes së pushteti 60-40.
“Ideatorë dhe kreatorë të ndarjes së pushtetit 60 – 40.
Ju, që gjuhën shqipe e bastarduat dhe shkarravitët po në këtë institucion. Që larguat mjekë e motra medicionale me vendime pune dhe që të njejtët u kthyen në punë nga gjykata. I larguat e ne i kthyem. Jo vetëm kaq, por edhe morën dëmshpërblime për dëmet që ju i bëtë.
Si nuk ju vjen turp sot të flisni ju për qeverisje të mirë. Ju pushteti i rreth – rrotullimit skandaloz e sheshit të shkatërruar? Fontanave të prishura dhe punës shkel e shko” – ndër të tjera ka shkruar Salihi.
Sikur shefi i tij, edhe Rahim Salihu, pushtetarët e qeverisjes së mëparshme i ka quajtur “Asfalto maniak”.
“Asfalto maniak,
Na thuani vetëm një punë të vetme që keni bërë gjatë mandatit 2012 – 2016 e që është bërë pa asfalt e beton. Pa kocka e pa pllaka. Prandaj edhe jeni pushteti i asfaltit. Jeni asfaltomaniakët. Asfaltomania vet” – ka shkruar Rahim Salihi, shef i kabinetit të kryetarit të Bujanocit.
Në vazhdim, ju sjellim të plotë postimin e fundit të shefit të kabinetit, Rahim Salihi:
Si nuk ju vjen turp sot për të bëmat e juaja dje?
Kujt po i shitni mend për udhëheqje të drejtë e pushtet shqiptarë? A bash po mendoni që jeni larë e shpërlarë sa që keni të drejtë morale të flisni sot?
Ju, që ambulantën e falët dy herë. E shkarkuat drejtorin shqiptarë para kohe, emëruat at serb. E zëvendësuat përsëri. Jo për ta përmirësuar gabimin e parë por për të gabuar për së dyti.
Ideatorë dhe kreatorë të ndarjes së pushtetit 60 – 40.
Ju, që gjuhën shqipe e bastarduat dhe shkarravitët po në këtë institucion. Që larguat mjekë e motra medicionale me vendime pune dhe që të njejtët u kthyen në punë nga gjykata. I larguat e ne i kthyem. Jo vetëm kaq, por edhe morën dëmshpërblime për dëmet që ju i bëtë.
Si nuk ju vjen turp sot të flisni ju për qeverisje të mirë. Ju pushteti i rreth – rrotullimit skandaloz e sheshit të shkatërruar? Fontanave të prishura dhe punës shkel e shko.
Asfalto maniak,
Na thuani vetëm një punë të vetme që keni bërë gjatë mandatit 2012 – 2016 e që është bërë pa asfalt e beton. Pa kocka e pa pllaka. Prandaj edhe jeni pushteti i asfaltit. Jeni asfaltomaniakët. Asfaltomania vet.
A e mbani në mend që të gjitha shkollat shqipe i keni pasur me udhëheqës në cilësi të Ushtruesit të drejtorëve. I emëronit të premteve e shkarkonit të hënave. E që të njejtat i keni stërmbushur me aktivist partiak dhe që pa asnjë fije turpi i shantazhoni e kushtëzoni edhe sot? I keni bërë normat e orëve copë copë. Dikujt dy e dikujt tri orë. Dikujt 7 mij e dikujt 10 mij dinarë rrogë.
Si nuk ju vjen turp të flisni dhe vajtoni për mësuesit shqiptar të pa punë kur edhe sot kuadrot e juaja udhëheqin gati se të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Komunën e Bujanocit.
Në vend se t’i fotografoni ata duke punuar si muratorë, thirrni drejtorat e juaj dhe angazhoni këto kuadro të japin kontributin e tyre në ngritjen e dijes e jo ngritjen e mureve dhe punëve fizike.
A nuk ju vjen turp kur drejtorët që udhëhoqen me ndërmarrje publike në kohën tuaj, sot denohen me burg. E ju heshtni. Nuk i shkoni as dëshmitarë në gjykatë. Ju që njerzit e besueshëm të partisë tuaj i shfrytëzoni, keqpërdorni, urdhëroni të largojnë shqiptarë nga puna dhe në fund i harroni. I leni vetë. I paraqitni si të padëgjushëm.
Çfar qeverisje ishit ju?
E përçarjes dhe diferencimit politik. Hasmërisë dhe shantazhimit. Inçizimit të ndërsjellë dhe kushtëzimeve të mëvonshme. Largimit të shqiptarëve nga puna dhe luftimit të kundërshtarëve politik.
Dhe sot shitni mend.
Pushteti i Budës së Vrajës që asnjëherë nuk patët as guximin ta votoni Skenderbeun për Sheshin e Bujanocit.
E leje që shitni mend, por, mundoheni të na bindni se Bujanocit të të rinjëve i nevojitet edhe njëherë “kryetari historik”.
Ai që ka po aq vite pushtet sa ka jetë çdo i ri që vitin e ardhshëm do të votojë për herë të parë.
Kujtojmë se, ky reagim i Rahim Salihit, vjen si rezultat i disa aktiviteteve të ulëta të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Bujanoc.