Simiq ka thënë se sot do të vendosin për hapat e ardhshëm, sa i përket zgjedhjeve në katër komunat në veri.
Ai thotë se këtë vendim do ta marrin të pandikuar nga emocionet dhe me “koka të ftohura”, shkruan Tanjug.
Simiq ka thënë se Lista Serbe ka përfunduar konsultimet, dhe tashmë idetë e tyre do t’i prezantojnë te presidenti i Serbisë, dhe së bashku do të gjejnë përgjigjën adekuate për situatën e re të krijuar.