• E mërkurë / Jul-16 20:58
  • Kontakt

Zyrtare, nga sot nuk ka më lojëra të fatit në Kosovë

Zyrtare, nga sot nuk ka më lojëra të fatit në Kosovë

Sot (e premte), zyrtarisht hyn në fuqi Ligji për Ndalimin e Lojërave të Fatit, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 28 mars 2019.

Se nga e premtja nuk do të ketë lojërat e fatit e ka konfirmuar zëdhënësja e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Valentina Bytyçi.

Ligji në fjalë ishte botuar në Gazetën Zyrtare më 24 prill, teksa i njëjti konsiderohet se hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit aty. Sipas të njëjtit, në Kosovë ndalohen të gjitha lojërat.

Ndërkohë, Administrata Tatimore e Kosovës ditë më parë ka filluar me revokimin e licencave të këtyre bizneseve.