• E mërkurë / Jul-16 21:04
  • Kontakt

70 vjeçari nga Shqipëria goditet nga autobusi në Gjakovë, dërgohet në emergjencë

70 vjeçari nga Shqipëria goditet nga autobusi në Gjakovë, dërgohet në emergjencë

Një 70 vjeçar është goditur sot nga autobusi në Gjakovë.

Këtë e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore e Gjakovës përmes një komunikate për media.

“Në Komunën e Gjakovës, sot më 10.05.2019, rreth orës 08:35, në rrugën “ Nëna Terezë” Gjakovë, në afërsi të Gjykatës Themelore , i dyshuari Sh. M., i moshës 35 vjeç nga fshati Skivjan, Komuna e Gjakovës, duke drejtuar autobusin e firmës “ ALPET”, në drejtim të qendrës së qytetit, ka goditur një këmbësorë”, thuhet në njoftim.

Këmbësori i cili ka marrë lëndime trupore, është A.T., rreth moshës 70 vjeç, nga rrethi i Hasit të Shqipërisë, dhe është dërguar në Repartin e Emergjencës, në Spitalin Rajonal “ Isa Grezda “, në Gjakovë.