z.Mustafa para autoriteteve politike e diplomatike në SHBA paraqet kërkesën së shqiptarve të L.Preshevës për bashkim me Kosovën

z.Mustafa para autoriteteve politike e diplomatike në SHBA paraqet kërkesën së shqiptarve të L.Preshevës për bashkim me Kosovën

Në vizitën zyetare të datës 13 e 14 maj 2019 në Washington DC, fillimisht takuam zotin Joseph DioGuardi dhe bashkëshorten e tij Shirley Cloyes DioGuardi. Bashkë me dy përfaqësuesit e tjerë të shqiptarëve në Luginë, kryetarin e PVD-së z. Shaip Kamberi e njëherit kryetar komune në Bujanoc dhe nënkryetaren e PVD-së z-një Ardita Sinani e njoftuam kryetarin e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane me situatën e rëndë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Bashkë me bashkëshortët DioGuardi dhe veprimtarë të tjerë shqiptar nga gjitha trojet shqiptare është marrë pjesë në ceremoninë e ambasadës së Lintershtajnit, ku ishte një rast i mirë të takohen përveç shumë shqiptarëve nga gjitha trojet por edhe ambasadoren e Lintershtajnit dhe diplomat të ndryshëm Amerikanë.

Në ditën e dytë të vizitës aktivitetet ishin edhe më të shtuara, pjesmarrja në takimin vjetor të ish kongresistëve Amerikanë dhe shumë autoriteteve politike e diplomatike në SHBA. Edhe në këto takime është përfituar nga rasti që t'u shpjegohet autoriteteve të ndryshme Amerikane si dhe shqiptarve të Amerikës domosdoshmërinë dhe arsyeshmërin e kërkesës së shqiptarve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit për bashkim me Kosovën.
Ishte rast i mirë që të takojmë dhe zonjën Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së e cila ishte bashkë me delegacionin e sajë pjesë e manifestimeve e takimeve dy ditore në Washington DC. - ka shkruar Dr.Sc.Ragmi Mustafa në profilin e tij në facebook


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48