Në komunë të Preshevës gjithçka mund të ndodh. Skandali i ditës së sotme është se administratës komunale në Preshevë i'u është ndërprerë energjia elektrike.
Sipas burime që ka siguruar redaksia e Rtv Aldi-t energjia elektrike është ndërprerë sot në mengjes për shkak të mos pagesës apo obligimin që ka ndaj EPS, e kjo e fundit është detyruar që të bëjë çkyqjen e energjisë elektrike.
Në oborin e komunës shihen edhe punëtorët e administratës duke qëndruar pasi që çkyqja e energjisë elektike i’a ka pamundësuar vazhdimin e punës ku qytetarëve i’a pamundëson kryerjen e shërbimeve të tyre.
Mësohet se obligimi i komunës ndaj EPS është 2.240.080,00 din, ndërsa vërejtja e fundit që ju ka dërguar komunës është 1.380.000,00 din.
Ndërsa komuna e Preshevës pagesën e fundit e ka kryer në janar të këtij viti me vlerë prej 5.400.000,00 din.