z.Ragmi Mustafa mori pjesë në manifestimin zyrtar për 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës në Prishtinë

z.Ragmi Mustafa mori pjesë në manifestimin zyrtar për 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës në Prishtinë

Me ftesë të presidentit të Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi në manifestimin zyrtar për 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës në Prishtinë, mori pjesë kryetari i PDSH-së z. Ragmi Mustafa.

Në këtë manifestim ishin edhe Presidenti amerikan Bill Klinton, Sekretarja shteterore Medlin Ollbrajt, gjenerali Uellsi Klark, Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit amerikan të shtetit Matthew Palmer dhe shumë personalitete tjera që kontribuan në çlirimin e Kosovës.

Kombi shqiptar do të jetë mirënjohës dhe falënderues përgjithmonë këtyre heronjve të gjallë që përkrahën luftën e drejtë të UÇK-së të filluar nga Komandanti Legjendar Adem Jashari, që i solli fundin okupimit shekullor në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, kryetari Mustafa pati rastin që nga afër të takoj personalitetet të cilët vulosën lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe të cilët po vazhdojnë fuqishëm të mbështesin rrugëtimin perëndimor të shqiptarëve.

Kënaqësi e veçantë ishte takimi me Zëvendës Ndihmësin e Sekretarit amerikan të shtetit z. Matthew Palmer, të cilit i'u përçua zëri i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës të cilët, në kuadër të arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, presim që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja përfundimisht të jenë pjesë e Republikës së Kosovës.

Urojmë që shumë shpejt, Kosovës së lirë t'i bashkangjitet edhe pjesa e saj e mbetur akoma nën pushtim, Lugina e Preshevës e cila ende po e vuan mungesën e lirisë!

Lavdi dëshmorëve dhe të rënëve për liri!
Falënderim përjetsisht NATO-s dhe SHBA-ve!

Shërbimi për informim dhe bashkëpunim me media i PDSH-së.