Atraksion se jo mahi: Aeroplani Boeing 747 fundoset në deti, si pjesë e një parku nënujor

Atraksion se jo mahi: Aeroplani Boeing 747 fundoset në deti, si pjesë e një parku nënujor

Një Boeing 747 është zhytur nën ujë dhe është vendosur në shtratin e detit si pjesë e një parku nënujor.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani 70 metra i gjatë do të shndërrohet në një vend zhytjeje, me shpresë se do të bëhet një habitat më i madh detar ku vizitorët mund të gjenden më pranë të gjithë krijesave dhe bimëve të detit.

Po sipas mediave, nuk ka dyshim që do të jetë pjesë hapësirës brenda atraksionit të ri, Dive Bahrain, i cili do të bëhet parku më i madh në botë nënujor kur të hapet në Bahrein më vonë këtë verë.

Boeing 747 u soll në vendin tërheqës më parë këtë muaj për një konferencë shtypi të mbajtur në këtë pjesë.

Megjithatë, ai nuk fluturoi më. Në vend të kësaj, aeroplani “u zhvesh” dhe u fut, ku u tërhoq nga një seri anijesh.

Sigurisht, siç bëhet e ditur më tej, Boeing 747 nuk është i vetmi atraksioni i cili do të ofrohet në këtë park nënujor.

Në fakt, atraksioni do të ofrojë 100,000 metra katrorë hapësirë për aktivitete të tjera dhe shtigje për zhytësit, duke filluar nga shkëmbinjtë artificialë deri te skulpturat nënujore.

Madje, aty pritet të vendoset edhe një kopje e një shtëpie tradicionale të Bahreinit. Të gjitha nënujore sigurisht.

Me këtë laramani atraksionesh, shpresohet se, sikurse për turistët, atraksioni do të tërheqë edhe biologë detarë dhe hulumtues.