Në një drekë pune në Bujanoc, faleminderova Ambasadorin e Japonisë, E.T. Junichi Maruyama, për kontributin që shteti i Japonisë ka dhënë në përmirësimin dhe avancimin e shërbimeve ndaj qytetarëve të Komunës së Bujanocit.
Njoftova ambasadorin me situatën politike në Luginë të Preshevës dhe shpreha vullnetin e vazhdimit të bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
Me Ambasadën e Japonisë Komuna e Bujanocit ka realizuar projekte të rëndësishme dhe me të njejtën llogarisim në realizimin e projekteve edhe në të ardhmen.