Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka biseduar sot me një delegacion të parlamentit francez duke falënderuar presidentin Emmanuel Macron për mbështetjen e ofruar për vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, shkruan “Tanjug”, përcjell lajmi.net.
Vuçiq i është falënderuar Macronit që së bashku me kancelaren gjermane Angela Merkel ka inicuar takimin në Berlin dhe ka planifikuar Samitin e radhës në Paris.
Ai e konsideron si shumë të rëndësishëm angazhimin e tyre në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, thuhet në njoftimin e presidentit serb.