Shënohet mbishkrime “Kosova është zemra e Serbisë”, në rrugën e Kosovës në Bujanoc (FOTO)

Shënohet mbishkrime “Kosova është zemra e Serbisë”, në rrugën e Kosovës në Bujanoc (FOTO)

Në rrugën e Kosovës, hyrja III, në Bujanoc, gjatë natës së mbrëmshme janë shënuar parolla “Kosova është zemra e Serbisë”.

Në njërën nga rrugët më të mëdha të banuar me shqiptarë në Bujanoc, në rrugën e Kosovës, ndërmjet natës së premte dhe të shtune, persona ende të pa identifikuar kanë shkruar parolla “Kosova është zemra Serbisë”, në një objekt afarist shqiptar.

Ky objekt afarist, në të cilin janë berë këto mbishkrime, ndodhet pak metra larg nga shkolla e mesme “Sezai Surroi”.

Megjithate, deri më tani nuk ka ndonjë të dyshuar për këto mbishkrime, edhe pse banorët e kësaj lagje janë shprehur të shqetësuar për këto parolla.