Mirëprita në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, E.T. Kyle Scott.
Me Ambasadorin Scott bisedova për situatën politike në Luginë të Preshevës, problemet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Luginës dhe hapat cilat duhet ndjekur gjatë vazhdimit të angazhimit të përbashkët drejtë zgjidhjes së problemeve.
Në takim biseduam edhe për rëndësinë e realizimit të të drejtave të garantuara në prizmin e bisedimeve mes Kosovës dhe Sërbisë që pritet të vazhdojnë.
Faleminderova Ambasadorin për interesimin e vazhdueshëm të SHBA-ve për rajonin tonë. - ka shkruar z.Shaip Kamberi në profilin e tij në facebook.