Në Rahovicë është mbajtur "Gara tradicionale e atletikës Rahovica 2019" për të 19 vit radhazi, manifestim ky mbarëkombëtar ku të pranishëm ishin sportist si nga Lugina e Preshevës e poashtu mysafir nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria. Organizues i këtij evenimenti ishte bashkësisa lokale në Rahovicë ndërsa është mbështetur nga bizneset private,si dhe mërgimtarë.
Gjatë aktivitetit sportiv të atletikës të mbajtur në fshatin Rahovicë të komunës së Preshevës ishin edhe ekipet mjekësore dhe organizatorët nga bashkësia lokale kanë falënderuar të gjithë kontribuesit të kësaj gare,shkruan Rtv Aldi.
Në fund për të gjithë fituesit u ndanë çmimet si dhe u ndanë mirënjohje për të gjithë ata që mbështetën këtë kros “Rahovica 2019”
Gara tradicionale e atletikës është një eveniment i cili ka arritur që të bashkojë shqiptarët nga të gjitha trevat dhe urojmë që viteve të tjera ky organizim të ketë përmasa edhe më të mëdha.