Rusia SHBA-së: Anulojeni planin për dërgimin e trupave në Lindje të Mesme dhe mos e provokoni Iranin

Rusia SHBA-së: Anulojeni planin për dërgimin e trupave në Lindje të Mesme dhe mos e provokoni Iranin

Rusia i ka dërguar mesazh Shteteve të Bashkuara të Amerikës këtë të marte që ta anulojë atë që e konsiderojnë plan provokativ për dërgimin e trupave në Lindje të Mesme dhe t’i kufizojë aksionet që duken sikur tentim për të provokuar luftë me Iranin.

Komentet, nga zv.ministri i punëve të brendshme në Rusi, Sergei Ryabkov erdhën pas njoftimit të sekretarit në detyrë të mbrojtjes në SHBA, Patrick Sanahan, i cili tha se Uashingtoni planifikon t’i dërgojë 1000 trupa në Lindje të Mesme për qëllim mbrojtës, raporton Reuters.

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani tha këtë të marte se Irani nuk do t’i shpall luftë asnjë shteti dhe Kremlini bëri thirrje për qetësimin e të dyja palëve.

Rybakov i tha reporterëve në Moskë se ata vazhdimisht e kanë paralajmëruar Uashingtonin dhe aleatët e tyre në rajon për atë që ai e quajti “tensionim të pamenduar të situatës në rajon”.

“Tani ajo që ne shohim është një tentim i SHBA-së për ta tensionuar situatën politike, psikologjike, ekonomike dhe ushtarake kundër Iranit, e kjo e gjitha në mënyrë provokatore. Ata nuk duhet të bëjnë asgjë përveç të provokojnë luftë” tha Rybakov.

“Nëse Uashingtoni nuk do luftë, ata duhet ta tregojnë këtë” tha ai.