Komuna e Bujanocit gjatë ditës së djeshme ka nënshkruar edhe 13 kontrata infrastrukturore në vlerë prej 23 milionë dinarëve.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Komuna e Bujanocit, ka bërë të ditur se projektet e nënshkruara, përmisojnë gjendjen infrastrukturore në vendbanimet shqiptare, si Bujanocin, Tërnocin dhe Breznicën.
“Janë nënshkruar kontratat me vlerë mbi 23 milionë për asfaltimin e rrugëve në Tërnoc, Bujanoc dhe Breznicë. Gjithsejtë do të asfaltohen 13 rrugë të ndryshme që do t’i kontribuojnë përmirësimit të infrastrukturës në radhë të parë.
Në mesin e rrugëve të parapara është edhe asfaltimi i rrugës tek varrezat e Strukarëve në Tërnoc. Në Bujanoc përveç përfshirjes së disa lagjeve është paraparë edhe asfaltimi në zonën industriale që i kontribon zhvillimit më efikas të veprimtarive të ndërmarrjeve ekonomike në ketë pjesë” – thuhet në njoftimin e publikuar nga Komuna e Bujanocit.
Ekzekutor i punimeve do të jetë kompania “Saba Bellça”, tashmë me seli edhe në Bujanoc.