El Chapos do i sekuestrohet e gjithë pasuria, shikoni vlerën e pabesueshme

El Chapos do i sekuestrohet e gjithë pasuria, shikoni vlerën e pabesueshme

Lideri i kartelit të drogës Sinaloa të Meksikës, Joaquin “El Chapo” Guzman, është i burgosur në ShBA.

Prokurorët amerikanë po kërkojnë që e gjithë pasuria e tij të sekuestrohet.

Qeveria amerikane kërkon që plotë 12.666.191.704 dollarë të fituara nga perandoria narkotike e kriminelit.

Dëshmitarët kanë treguar gjatë gjyqit se Guzman bënte një jetë tepër luksoze dhe të shfrenuar. Ai ka disa avionë personal, kopsht zoologjik privat me një tren të vogël brenda tij dhe asete tjera.

Edhe pse e gjithë veprimtaria e tij është e fshehtë marrë parasysh edhe shpërlarjen e parave që ka bërë Guzman gjatë viteve. Por prokurorët amerikanë duket që kanë një metodë për të kthyer disa nga apratë që janë fituar nga shitja e drogës në ShBA.

“Qeveria ka të drejtë që të kërkojë të kthehen të gjitha pronat që konstituojnë apo derivojnë nga krimet në lidhje me narkotizëm të kriminelit”, thuhet në deklaratë zyrtare.

Guzmanit pritet që të i shqiptohet dënimi për krimet e tij me datën 17 korrik. Ai pritet të dënohet përjetësisht.