Më 29 korrik Kryqi i Kuq në Bujanoc organizon fushatë vullnetare për dhurimin e gjakut – fton të gjithë vullnetmirët

Më 29 korrik Kryqi i Kuq në Bujanoc organizon fushatë vullnetare për dhurimin e gjakut – fton të gjithë vullnetmirët

“Kryqi i Kuq në Bujanoc, në bashkëpunim me Institutin e Transfuzionit të Gjakut nga Nishi, organizon një fushatë vullnetare për dhurimin e gjakut më 29 korrik 2019 në sallën e Shtëpisë së kulturës në Bujanoc nga ora 09:00 deri në ora 15:00” – thuhet në njoftimin e lëshuar për media nga Kryqi i Kuq në Bujanoc.

Me ketë rast, Kryqi i Kuq i bënë thirrje të gjithë vullnetmirëve që edhe kësaj here t’i përgjigjen thirrjes pozitivisht.