“Maratonistët” gati për festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” (VIDEO)

Shtëpia e Kulturës është duke bërë përgatitje për festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare”.

Shtëpia e Kulturës këto ditë ështe duke bërë përgatitjet  e Festivalit  “Ditët e Komedisë Shqiptare”, në kuadër të kësaj, aktorët e Teatrit të Preshevës janë duke bërë prova intensive në mënyrë që premiera e shfaqjes të jetë në nivelin e duhur.

Kjo është një komedi me motive sportive ku protagonist janë tre vrapues që garojnë në maratonën më të madhe botërore.Në këtë komedi luajn akorët: Artan Ibishi, Gjelbrim Emini edhe Valon Nuhiu nën regji të Kastriot Saqipit dhe në asistencë të Afeida Boriçi- Mehmeti.

Regjisori Katriot Saqipi tha se kjo do të jetë premiera e parë e  Teatrit Profesionist, gjithashtu po përgatitemi edhe për festivalin “Ditët  e Komedisë Shqiptare”  me të cilën shfaqja “Maratonistët”do ta bëjë hapjen e këtij festivali.

Po ashtu regjisori Saqipi tha se  kjo shfaqje është fizikisht shumë e vështirë për aktorët gjë e cila ka bërë që, për një muaj prova, aktorët të humbasin deri në 5 kg peshë.Sa I përket aspektit garues kjo gjë nuk paraqet ndonjë problem pasi që qëllimi është të kënaqë publikun dhe musafirët nga trevat shqiptare .

Aktori Valon Nuhiu për Rtv Aldi tha se jemi duke punuar për realizimin e shfaqjes dhe provat tashmë janë drejt fundit. Ai poashtu u shpreh se jemi në kohën më të mirë pas themelimit të Teatrit të Preshevës, ku më 13 Nëntor pretendojmë të realizojmë premierën në festivalin "Ditët e Komedisë Shqiptare"  në Preshevë. Pas realizimit të shfaqjes pretendojmë të konkurojmë në festivale të ndryshme mabrëshqiptare.

Festivalit  “Ditët e Komedisë Shqiptare” është ngjarja më e rëndësishme kulturore në Preshevë e cila fillon më 13 nëntor dhe mbaron më 17 nëntor , ku për pesë netë rreshtë publiku Preshevarë do të kënaqet me shfaqet që do të vinë nga trevat shqiptare.