Milaim Zeka e largoi nga lista zgjedhore, Shkumbin Demolli aderon në NISMA

Milaim Zeka e largoi nga lista zgjedhore, Shkumbin Demolli aderon në NISMA

Shkumbin Demolli, kandidati i cili synonte të hyjë në listën zgjedhore të Partisë Euroatlantike e Kosovës, për t’iu futur garës deputet, duket se tashmë e ka gjetur partinë e ëndrrave.

Përmes llogarisë së tij në Facebook, ai ka bërë të ditur se i është bashkuar partisë Nisma Socialdemokrate.

“Të dashur miq,po ju njoftoj se sapo vendosa për rrugëtimin e ri politik. U takova me zyrtarin Fazli Hoxha,më premtoi se amanetin tim do ta çojmë në vend.
Sapo morra mbështetje nga burrat e fjalës,që nuk dinë të nënshtrojnë, e as të shkelin askënd. Përfundimisht jam pjesë e Nismës. Bashkë për Shtetin me Fatmir Limen Kryemistër,me Fazli Hoxha Deputet.”, shkroi Demolli në Facebook.

Shkumbin Demolli kishte deklaruar se ka dhënë dorëheqje nga Partia Euroatlantike e Kosovës. Sipas tij, fillimisht ishte propozuar për deputet dhe pastaj është larguar nga lista, nën arsyetimin se kështu ka vendosur Kryesia.

Kryetari i PEK, Milaim Zeka kishte thënë se Demolli është kamufluar duke u futur në listë pa qenë fare anëtarë i partisë.