Limaj: Si kryeministër, do t’i bashkojë agjencitë dhe do t’i reduktojë bordet e panevojshme

Limaj: Si kryeministër, do t’i bashkojë agjencitë dhe do t’i reduktojë bordet e panevojshme

Kandidati për Kryemministër nga radhët e koalicionit NISMA-AKR-PD Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova po përballet me një numër të madh të agjencive dhe bordeve të cilat janë ngarkesë për buxhetin e Kosovës.

Si kandidat për kryeministër, Limaj thotë se urgjentisht duhet rishikuar organizimin dhe funksionimin e tyre.

“Ne vlerësojmë se duhet bërë një fuzionim të këtyre agjencive të cilat janë barrë për buxhetin e vendit. Vizioni im si kryeministër i Kosovës është riorganizimi dhe bashkimi i këtyre agjencive të cilat më shumë i kanë sjellë dëme sesa dobi vendit. Po ashtu Kosova ka një numër të panevojshëm të bordeve në ndërmarrjet publike”, tha ai.

Limaj, tutje shtoi se NISMA në qeveri do të angazhojë një grup ekspertësh në mënyrë që të kenë rekomandime të bazuara, “nëse të gjitha këto ndërmarrje vërtetë kanë nevojë për borde dhe nëse vendi ynë ka nevojë për kaq shumë agjenci.”