Diplomati serb, Vucicit: Kosovën e kemi humbur

Diplomati serb, Vucicit: Kosovën e kemi humbur

Diplomati serb, Milan St. Protic, i cili një kohë ka shërbyer si Ambasador në SHBA, thotë se Vucic duhet të kuptojë që e ka humbur Kosovën, dhe se nuk duhet të merret më me këtë çështje.

Protic ka thënë se një gjë të tillë nuk po e pranojnë vetëm politikanët e pa sinqertë.

“Kosova është humbur, dhe nuk duhet harxhuar energji shtesë. Një gjë të tillë nuk e pranojnë vetëm politikanët e pa sinqertë. Ajo betejë është humbur”, ka thënë historiani serb.

Duke folur për vazhdimin e dialogut për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përfshirjes së SHBA’së në këtë proces, Protic thekson se ofensiva e fundit e SHBA’së për të zgjidhur problemin mes Prishtinës dhe Beogradit vjen si rezultat i zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në Amerikë në vitin 2020. transmeton Gazeta Metro

“SHBA’ja u fut në ofensive sa i përket zgjidhjes së çështjes së Kosovës, sepse u vlerësuar që një zgjidhje mund të arrihet para zgjedhjeve presidenciale”, ka shtuar tutje diplomati serb, shkruan ‘Pravda’.

Protiç madje angazhimin aktual të SHBA’së e krahason me atë të para disa viteve, kur u arrit Marrëveshja e Dejtonit pas dështimit të Evropës që ta bindte Milosevicin për bashkëpunim.